Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, analisti: Vendimet rrezikojnë të përmbysin historinë! Viktimat shpallen terroristë, agresorët viktima!

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, analisti: Vendimet rrezikojnë të përmbysin historinë! Viktimat shpallen terroristë, agresorët viktima!

Gazetari dhe analisti Enton Abilekaj, i ftuar në studion e emisionit “Tema e Ditës” të moderuar nga gazetarja Blerta Tafani, komentoi zhvillimet më të fundit politike dhe juridike në vend, duke nisur me procesin e Hagës ndaj udhëheqësve të UÇK-së, protestat e thirrura nga opozita dhe propozimet ligjore të prezantuara sot nga kryeministri Edi Rama. Ai e cilësoi gjykimin si “shëmtia më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë”, duke argumentuar se akuzat ndaj katër drejtuesve të UÇK-së janë të pakuptueshme dhe pa logjikë, pasi të gjithë kanë të njëjtën peshë faji sipas aktakuzës. “Të akuzosh ata që janë mbrojtur nga shfarosja, nga terrori shtetëror, nga gjenocidi, dhe t’i dënosh me 45 vite burg, ndërkohë që asnjë nga ata që kanë kryer gjenocidin nuk është dënuar me kaq,...