Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Ja pse

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Ja pse

Kryeministri Edi Rama zbuloi për herë të parë që sipas tij Vjosa Osmani është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që hetuesit të kërkonin prova në intitucionin e Presidencës, lidhur me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK. I pranishëm në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, Rama tha: “Nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurororët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit, sepse me demek edhe aty do kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit, që do ta vendoste Kosovën në sytë e botës, si një shtet që deri në zyrën e Presidentes gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Kërcnimi ndaj Presidentes ka zgjatur për dy vjet, për...