“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj, në një intervistë për moderatorin Besard Jaçaj sot në 17 shkurt, foli për gjyqin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së, që po afron drejt fundit. Ai tha se ky do të jetë procesi gjyqësor më i turpshëm i shekullit XXI. Sipas tij, edhe dëshmitarët janë joshur me para korrupsioni dhe iu janë ofruar favore, të tilla si azili. Nasim Haradinaj vlerësoi se ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm. “Çlirimtarët janë të pafajshëm. Dëshmitarët janë shtyrë të flasin. Pretenca tejkalon dhe dënimet e gjykatës serbe. Në Hagë janë shkelur të drejtat e njeriut dhe janë shkelur të drejtat e të burgosurve. Atje janë bërë shkelje dhe ndaj shtetit të Kosovës, duke mos i lejuar qasje as Avokatit të...
Burimi:
javanews.al