Presidentja e Kosovës ‘kokë më kokë’ me Trump, firmos marrëveshjen për themelimin e Bordit të Paqes (FOTO)

Presidentja e Kosovës ‘kokë më kokë’ me Trump, firmos marrëveshjen për themelimin e Bordit të Paqes (FOTO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte sot pjesë e “Bordit të Paqes”, të mbajtur në Davos, ku presidenti i SHBA-vë, Donald Trump prezantoi nisëm, ndërsa vendet pjesëmarrëse nënshkruan marrëveshjen. Vjosa Osmani dhe Presidenti Donald Trump shtrënguan duart, ndërsa shkëmbye një bisedë ‘kokë më kokë’ për disa momente përpara se të bënin nënshkrimin e marrëveshjes. Më herët Presidentja, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ndodhet në Davos me ftesë të presidentit amerikan, Donald Trump për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes. Në këtë takim ishin të pranishëm disa liderë botërorë, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk merrte pjesë, edhe pse ka pranuar ftesën e Donald Trump. Po ashtu, ajo që u vu re ishte fakti se nuk merrte pjesë asnjë lider nga vendet e BE...