President, Presidente apo zgjedhje të reja në Kosovë
Pak ditë e ndajnë Kosovën nga zgjedhja e Presidentes apo Presidentit, ose vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme. Asnjë emër konsensual deri tani nuk e kanë gjetur partitë politike parlamentare. Konsensus nuk ka as për Presidenten aktuale Vjosa Osmani, e cila ka shprehur vetë kandidaturën. Kjo e fundit tashmë është deklaruar se dëshiron të kandidojë edhe për një mandat pesëvjeçar, por për kandidimin e saj nevojiten të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, të cilat Osmani akoma nuk i ka siguruar. Presidentja Osmani nuk ka folur publikisht nëse ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për kandidimin e saj. Por zyrtarisht akoma nuk ka zgjidhje. Pas një takimi që zhvilloi me të ngarkuarën e ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, Osmani përmendi rëndësinë e përmbylljes së proceseve...
Burimi:
vizionplus.tv