Presidenca: Ndal dhunës politike, kur në debat përdoret fjala ‘pushkatim’, kjo nxit urrejtje
Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër për gjuhën e urrejtjes ndaj Vjosa Osmanit, ku pretendohet se është bërë thirrje për pushkatimin e saj. Në një postim në rrjetin social Facebook Presidenca thekson se personat që flasin për tradhti dhe shtytje përmes shpifjeve dhe teorive konspirative, në fakt po bëjnë akuza për dhunë dhe vrasje politike. Presidenca e Kosovës: Kur në debat politik përdoret fjala ‘pushkatim’, kjo nuk ka të bëjë me kritikë apo opinion, por me një gjuhë të rrezikshme që nxit urrejtje dhe normalizon dhunën politike. Më tej në reagim thuhet: Kosova ka paguar shumë për lirinë e saj që të tolerojë sot gjuhë linçuese ndaj institucioneve të saj. Kushdo që mendon se mund ta frikësojë një Presidente me shpifje apo kërcënime të tilla,...
Burimi:
vizionplus.tv