“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka përsëritur diplomates së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë se prania ushtarake amerikane në vendin e saj mbetet e rëndësishme, pas zërat të ditëve të fundit se SHBA-ja mund ta kufizojë atë, njoftoi zyra e Osmanit të enjten. Rreth 590 forca amerikane shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Shqetësimet rreth humbjes së pranisë amerikane në vend u ngritën ditë më parë kur gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, tha se SHBA-ja po kërkon nga aleanca të kufizojë veprimtarinë e vet të jashtëm, përfshirë atë në misionin paqeruajtës në Kosovë. Osmani e priti në takim të enjten të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, të cilës ia përsëriti “rëndësinë e...
Burimi:
javanews.al