Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur të dielën se i ka arrestuar pesë persona në Skenderaj, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për arrestim të serbëve lokalë të Kosovës. Të dyshuarit besohet që i kanë vrarë gjashtë civilë shqiptarë në fshatin Syriganë të Skenderajt në periudhën maj–qershor 1998. Atyre u është caktuar një masë fillestare prej 48 orësh paraburgim. Duke ofruar më shumë hollësi, policia ka thënë se e ka nisur operacionin e arrestimit në orët e hershme të mëngjesit në gjashtë lokacione të ndara: pesë në Komunën e Skenderajt dhe një në Mitrovicën e Veriut. Sipas Policisë, gjatë batisjeve në objektet e banimit dhe...
Burimi:
javanews.al