Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, ku 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë pasur të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 18:00 është afro 40%. Nga ana tjetër, deri në orën 15:00, në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan në shkollën “Thimi Mitko”, kanë votuar rreth 3700 qytetarë, afër 1000 më shumë se nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku votuan mbi 2600 qytetarë. Prej orës 7:00, 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë. Në zgjedhjet e sotme garojnë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë....