Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë në fazën kritike. ​Në fillim të kësaj jave, Zyra e Prokurorit të Specializuar shpalli pretencën, ku kryeprokurorja Kimberly West kërkoi zyrtarisht 45 vite burgim për secilin nga katër të akuzuarit: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. ​Sot, radha i ka kaluar ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, të udhëhequr nga avokati Luka Mishetiç. Në një intervistë për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut në Radio Tirana, analisti politik Selam Shkodra ka zbërthyer pretendimet e Prokurorisë Speciale, duke i cilësuar ato si një goditje ndaj identitetit shtetëror të Kosovës. ​​Shkodra e ka cilësuar si të “çuditshme” dhe të padrejtë kohëzgjatjen e qëndrimit në qeli të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas tij, mbajtja e tyre për...