“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

“Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”- ekspozita historike e Bankës së Shqipërisë është zhvendosur në Prishtinë në këtë 18-vjetor pavarësi për Kosovën. Nga Naim Frashëri e Ismail Qemali të Pjetër Bogdani apo Mbreti Gent… me Skënderben dhe Asdrenin… gjashtë kartëmonedhat dhe 7 monedhat me kurs ligjor… bashkë me ato dhjetëra-qindra të përdorura në një shekull u ekspozuan në shtetin tjetër shqipfolës. Guvernatori i BSH Gent Sejko tha: “Në këtë rrëfim, një theks i veçantë vihet mbi fillesat e shtetit modern shqiptar. Nëntori i vitit 1912 solli Pavarësinë dhe simbolet që na bashkojnë. Kujtojmë këtu vizionin e Ismail Qemal Vlorës për krijimin e një banke qendrore shqiptare si një “qelizë bazë” për rimëkëmbjen ekonomike dhe ndërtimin e shtetit të pavarur shqiptar, një vizion që shërbeu...