Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë!
Biznesmeni Behgjet Pacolli është shprehur se në aeroportin e Vlorës po rikthehet normaliteti. Komentet Pacolli i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se drejtësia mbetet universal dhe e pashmangshme në zbatimin e saj. Ai shtoi gjithashtu se është një ndjenjë krenarie për një qytetar kur drejtësia në vëndin e tij funksionon në mënyrë të pavarur, të pandikuar dhe të qëndrueshme. Sipas Pacollit, Aeroporti i Vlorës është për të akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike. Kujtojmë se Pacolli ishte në një konflikt me ortakun e tij për aksionet në Aeroportin e Vlorës. Postimi i Pacollit: Po kthehet normaliteti me aeroportin e Vlorës! Akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike është kontributi ndaj familjes, shoqërisë dhe shtetit përmes...