Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Osmani: Synoj mandatin e dytë si presidente
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se synon edhe një mandat tjetër si presidente e shtetit, duke bërë të ditur se pas formimit të institucioneve të reja do të nisë bisedime me partitë politike për mbështetjen e kandidaturës së saj. Osmani në një intervistë me Radio Evropa e Lirë tha se vendimi për zgjedhjen e presidentit i takon Kuvendit të ri, por theksoi se, pavarësisht rezultatit, ajo do të vazhdojë angazhimin e saj politik. “Synoj të vazhdoj angazhimin politik edhe nëse nuk zgjidhem presidente”, u shpreh ajo. Presidentja bëri të ditur se do të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë shqiptare, duke iu referuar edhe mbështetjes qytetare që, sipas saj, reflektohet në sondazhe. “Do të bisedoj me të gjitha partitë shqiptare. Do të duhet...