Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!
Presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj në promovimin e librit “Kur heshtja flet” foli për historinë e luftës së Kosovës. “Për ta mbrojtur të vërtetën ne duhet edhe ta shkruajmë ata. Një histori e shkruar me gjak asnjëherë nuk mund të fshihet dhe as të shtrembërohet nga gënjeshtra të shkruara në letër”, tha Osmani në fjalën e saj. Libri “Kur heshtja flet” është shkruar nga Prof. Dr. Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, që ka shkruar me qartësi e thellësi mbi gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.
Burimi:
javanews.al