Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Specialja t’i numërojë të gjithë këta zëra kundërshtues
Sot, në Prishtinë, është mbajtur Marshi për Drejtësi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë. Lidhur me këtë ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. OVL ka falënderuar pjesëmarrësit, dhe ka kërkuar nga Gjykata Speciale që t’i marrë parasysh ‘’gjithë këta zëra kundërshtues’’. ‘’Ftojmë Gjykatën Speciale t’i numërojë dhe t’i marrë parasysh të gjithë këta zëra kundërshtues. FALEMINDERIT, SHQIPATRË!’’, thuhet nga OVL -UÇK.
Burimi:
ntv.al