NZZ: Serbia nuk është Jugosllavi dhe Vuçiç nuk është Tito – loja po mbaron

NZZ: Serbia nuk është Jugosllavi dhe Vuçiç nuk është Tito – loja po mbaron

Politika e kahershme e Serbisë për të balancuar midis Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës po përballet me një krizë serioze si pasojë e luftës në Ukrainë, sanksioneve ndërkombëtare dhe presioneve në rritje për energjinë.Ky është vlerësimi i mediave gjermane dhe zvicerane, të cilat theksojnë se Beogradi po detyrohet gjithnjë e më shumë të bëjë zgjedhje të qarta gjeopolitike.Gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ) shkruan se pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, Serbia zhvilloi të ashtuquajturën “Doktrina e Katër Shtyllave”, duke kërkuar të mbajë marrëdhënie të favorshme njëkohësisht me BE-në, SHBA-në, Rusinë dhe Kinën.Sipas autorit Andreas Ernst, kjo strategji i dha Beogradit hapësirë ​​të konsiderueshme manovrimi për gati dy dekada.Gazeta vëren se pritshmerite e Vuçiçit për një kapitull të ri në marrëdhëniet...