Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit po hyn në fazën përmbyllëse, ndërsa më pak se 6% e vendvotimeve mbeten ende pa u numëruar. Me avancimin e procesit, janë bërë tashmë të ditur edhe emrat e kandidatëve që kanë marrë më së shumti vota brenda subjekteve politike. Lëvizja Vetëvendosje kryeson zgjedhjet si forca më e votuar, duke kaluar shifrën e 400 mijë votave në nivel vendi. Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, rezulton më i votuari me mbi 331 mijë vota. Pas tij vijnë Glauk Konjufca me mbi 256 mijë vota, ndërsa Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati kanë siguruar secili mbi 134 mijë vota. Në listën e më të votuarve renditet edhe Donika Gërvalla me mbi 120 mijë vota. Partia Demokratike e...