NOMINOJ TRUMPIN PER ÇMIMIN NOBEL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur nga gazeta amerikane “Newsweek”, nëse do ta nominonte presidentin amerikan Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe. Osmani ka thënë se do ta bënte nëse do të jetë presidente e Kosovës. Osmani ka thënë se presidenti amerikan ka dhënë kontribut të madh për paqen në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se e meriton çmimin. Pjesë nga ky artikull: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka thënë se Presidenti Donald Trump e meriton Çmimin e ardhshëm Nobel të Paqes. Kur u pyet nga Newsweek të mërkurën nëse do ta nominonte Trumpin për këtë çmim prestigjioz, Osmani u përgjigj: “Sigurisht, nëse unë jam presidente [kurdo që të ndodhin] këto gjëra”. Vetëm disa njerëz mund të paraqesin nominime për Çmimin Nobel të Paqes...
Burimi:
ntv.al