“Një president nga familja Jashari”, deklatata nga Glauk Konjufca, pas takimit me ministren e Jashtme Elisa Spiropali

“Një president nga familja Jashari”, deklatata nga Glauk Konjufca, pas takimit me ministren e Jashtme Elisa Spiropali

Ndërsa kane mbetur pak dite nga afati për hedhjen e kandidaturave per presidentin e Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme  Glauk Konjufca ka deklaruar  se nëse do të vinte një emër për president nga familja e heroit të Kosovës, Adem Jashari, do të kishte një “konsensus automatik” në shoqëri. “Konsensus të partive politike, deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari”, tha Glauk Konjufca.  Këtë deklaratë Konjufca e bëri pas takimit me kryediplomaten e  Shqipërisë  Elisa Spiropali e cila vizitoi Kosovën. Më herët gjatë një konference të përbashkët për shtyp  Konjufca u shpreh se qëllimi i mazhorancës nuk është t’i imponojë opozitës emra të përveçshëm...