Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

Nis të hënën faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej disa vitesh mbahen në paraburgim. Nga 9 deri më 18 shkurt, në Hagë do të mbahen seancat e fundit, ku me radhë Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbrojtësit e viktimave dhe ekipet mbrojtëse të të akuzuarve do të bëjnë parashtrimet përfundimtare para gjykatës, lidhur me konkluzionet e një procesi të gjatë gjyqësor. Në fund pritet që të flasin edhe vetë të akuzuarit: ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe Rexhep Selimi. Hysni Gucati, në emër të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thotë se pret që gjykata të marrë një vendim të drejtë. “Dashtë Zoti që gjyqtarët të...