Ngrihet ‘Joint Center’/ Kosovë-Kroaci-Shqipëri formojnë batalionin ushtarak

Ngrihet ‘Joint Center’/ Kosovë-Kroaci-Shqipëri formojnë batalionin ushtarak

Eksperti Drizan Shala komentoi takimin e radhës trepalësh midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, i cili u zhvillua në Mynih. Sipas Shalës, ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt formësimit gradual, dhe nga kjo marrëveshjeje trilaterale parashikohet edhe krijimi i një batalioni të përbashkët ushtarak dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë. Shala tha se kjo nismë synon të krijojë një aleancë rajonale të sigurisë në stilin e NATO-s, me një qendër të përbashkët për shkëmbimin e informacionit inteligjent dhe zhvillimin e industrisë së përbashkët ushtarake. Ai shtoi gjithashtu se marrëveshja rajonale mund të ketë mbështetjen e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara, duke nënvizuar gjithashtu sfidat e sigurisë nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s, si Serbia. “Mes Kosoves, Shqiperise dhe...