Ngjarje horror/ Prindërit shqiptar rrahin të birin 5-vjeçar, i presin gishtat e këmbës

Ngjarje horror/ Prindërit shqiptar rrahin të birin 5-vjeçar, i presin gishtat e këmbës

Një ngjarje makabre që ka lënë pa fjalë opinionin publik është regjistruar në Prishtinë, ku një fëmijë vetëm 5 vjeç ka rënë viktimë e dhunës sistematike nga dy prindërit e tij. I mituri ndodhet aktualisht në Klinikën e Pediatrisë, pasi dyshohet se prindërit i kanë prerë gishtat e këmbës dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas raportimeve të fundit, fëmija është dërguar me urgjencë në QKUK gjatë ditës së djeshme, ku mjekët kanë konstatuar plagë të tmerrshme që dëshmojnë për një keqtrajtim të vazhdueshëm. Ekipi mjekësor ka njoftuar se 5-vjeçari i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet nën kujdes intensiv. Menjëherë pas denoncimit të rastit nga stafi mjekësor, Policia e Kosovës ka vënë në pranga...