Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Situata politike në Kosovë është përfshirë nga një ngërç i ri institucional lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për ndryshime kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e presidentit përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve, duke argumentuar se vetëm kështu mund të shmangen bllokadat politike në Kuvend. Në një reagim publik në rrjetet sociale, Osmani deklaroi se i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës të ndërmarrë amendamente kushtetuese, që do të ndryshonin mënyrën aktuale të zgjedhjes së kreut të shtetit. Sipas saj, vendimi për presidentin duhet t’i takojë drejtpërdrejt popullit. “Tani e tutje, le të flasë populli”, shkroi Osmani në Facebook, duke i bërë thirrje të gjitha partive politike që t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese. Aktualisht, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti...