Nëse Vuçiç do të qëndrojë në pushtet, Ballkani do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm
Protestat studentore dhe krizat globale kanë lënë një gjurmë të dukshme në Ballkan gjatë vitit 2025, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se situata do të mbetet e tensionuar edhe në vitin 2026, veçanërisht për shkak të ndikimit të politikave të Serbisë nën udhëheqjen e Presidentit Aleksandër Vuçiç. Aleksandër Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, tha se Presidenti Vuçiq ka marrë përsipër kompetenca që nuk i përkasin dhe ka shkatërruar kryesisht gjyqësorin dhe institucionet e tjera, duke cenuar sundimin e ligjit dhe duke kufizuar lirinë e medias. Ai gjithashtu vlerësoi se ideja e Vuçiqit për hyrjen e përbashkët të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka për qëllim përshpejtimin e integrimit, por ngadalësimin e hyrjes së Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ai...
Burimi:
ntv.al