Në ekuilibër delikat/ Washingtoni përkrah hapur Vjosa Osmanin për mandatin e ri si presidente
Nga Nju Jorku, Marko Caka Vjosa Osmani është kthyer në një figurë qendrore të debatit politik shqiptar, brenda dhe jashtë Kosovës. Kjo vëmendje nuk lidhet vetëm me funksionin që ajo mban, por me pozicionimin e saj të ri në një moment vendimtar, në afrimin e fundit të mandatit dhe nevojën për të ndërtuar një shumicë të re politike për rizgjedhje. Popullariteti i saj aktual është më i lartë se në momentin e zgjedhjes si Presidente, çka tregon se Osmani ka ditur të lexojë rrethanat dhe të adaptohet. Megjithatë, ky popullaritet nuk është i garantuar dhe as i pakushtëzuar. Ai është produkt i një ekuilibri delikat mes politikës së brendshme, raporteve rajonale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Rikthimi i saj në politikën partiake, konkretisht në hapësirën e trashëguar...
Burimi:
ntv.al