Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Publikimi i mesazheve në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka hedhur dritë mbi disa emra politikanësh nga Kosova. Në një nga email-et e vitit 2012, përmendet edhe Behgjet Pacolli. Email-i, i datës 19 shtator 2012 dhe i dërguar nga konsulli i Kosovës në Tajlandë, Mom Luang Rajadasari Jayankura, i drejtohej Jeffrey Epstein dhe përmbante titullin: “Kush është Behgjet Pacolli?”. “Përshëndetje Jeffrey, princesha dëshiron që t’i të shohësh këtë video,” thuhet në mesazhin e dërguar nga “Daniel”, ku përfshihej edhe një link nga YouTube, i cili nuk është më i aktiv. Konsulli i Kosovës në Tajlandë i sugjeronte Epstein-it: “Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt.” E njëjta konsulle shfaqet edhe në një tjetër email të vitit 2012, ku përmendej edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,...