Ndarja nga jeta e ish-kryeparlamentarit Daci, Albin Kurti mesazh ngushëllimi familjarëve dhe kolegëve

Ndarja nga jeta e ish-kryeparlamentarit Daci, Albin Kurti mesazh ngushëllimi familjarëve dhe kolegëve

Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Nexhat Daci. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kurti shpreh ngushëllimet për familjarët kolegët dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit. Postimi i plotë:Pikëlluese të njoftohemi që në këtë ditë të parë të vitit 2026, ka vdekur Nexhat Daci, ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.Nexhat Daci ishte kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës pas çlirimit të vitit 1999, i zgjedhur dy herë kryetar, mes viteve 2000 – 2004 dhe 2004 – 2006. Ai ishte një nga figurat kryesore dhe më aktive në skenën politike në Kosovë mes viteve 2001 dhe 2011, kur si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh...