Nata e tmerrit/ Mitrovica përkujton 26-vjetorin e spastrimit etnik
Komuna e Mitrovicës së Jugut do të organizojë sot aktivitete përkujtimore me rastin e shënimit të 26-vjetorit të natës së tmerrit për shqiptarët në veri të Kosovës. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, duke filluar nga ora 11:00, do të vendoset një pllakë përkujtimore te ura e re për këmbësorë. Më pas, në orën 12:00, në Qendrën e Kulturës do të hapet një ekspozitë me fotografi që dokumentojnë ngjarjet e natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000. Aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen në orën 12:30 me ndezjen e qirinjve te ura e re, në nderim të viktimave dhe në kujtim të vuajtjeve të shqiptarëve të asaj nate. 26 vjet më parë, ‘Rojat e urës’ patën vrarë dhjetë shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra...
Burimi:
ntv.al