Moti i keq në Kosovë shkakton përmbytje, shtyhet nisja e procesit mësimor
Semestri i dytë i procesit mësimor në Kosovë është shtyrë për më 12 janar në të gjitha komunat e vendit për shkak të reshjeve dhe kushteve të vështira të motit që kanë përfshirë vendin që nga e hëna. “Si pasojë e përmbytjeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim është vendosur që pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë në nivel vendi” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës. Reshjet e mëdha të nisura që nga e hëna kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë dëmtuar banesa, infrastrukturën dhe kanë krijuar vështirësi në qarkullim, ndërsa dhjetëra banorë janë evakuuar. Sipas Agjencisë...
Burimi:
javanews.al