Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar
Punëtorët shqiptarë që punojnë në katër komunat veriore po largohen nga puna. Ky veprim po vjen pas ardhjes në pushtet të Listës Serbe. Vedat Musa është një prej dy zyrtarëve të komunës së Zveçanit që është larguar nga puna me vendim të kryetarit Dragisha Milloviç. Musa tregon se ai është larguar me arsyetimin se nuk ka treguar performancë, pavarësisht se kishte pasur vlerësime pozitive për pesë muaj para se të vijë në pushtet Lista Serbe. “Paramendojeni, ai e kishte marrë vendimin për shkëputjen e kontratës së punës dhe më pas më pyeste si e kam emrin dhe në cilën drejtori punoj. Kjo tregon se ai nuk e ka pasur idenë se kush jam dhe çfarë pune bëj, e jo më të marrë vendim për shkarkimin...
Burimi:
javanews.al