Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

Shoqata Sindikale e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pavarësia”, në bashkëpunim me Këshillin Drejtues të Shkollës dhe Këshillin e Prindërve, ka bërë të ditur se sot në 10 shkurt procesi mësimor nuk do të zhvillohet gjatë dy orëve të para. Kjo ndërprerje vjen si pasojë e organizimit të një proteste nga ana e mësuesve. Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Shoqata Sindikale ka theksuar se protesta synon të shprehë pakënaqësinë dhe shqetësimin lidhur me sjelljet problematike të disa nxënësve në kuadër të procesit edukativo-arsimor. Në reagim thuhet se raste të shumta të dhunës fizike, fyerjeve, ofendimeve dhe gjuhës denigruese ndaj mësuesve po cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e stafit arsimor. Organizatorët kanë bërë të ditur se pas përfundimit të protestës, mësimi...