Mesazhi nga Uashingtoni që vulos gjithçka: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni që vulos gjithçka: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të jetë e fortë dhe dypartiake në Kongresin amerikan. Këtë ata e kanë shprehur në letra të ndara drejtuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Kongresisti republikan, Mike Lawler, në një letër të publikuar të premten nga Qeveria në detyrë, thekson se veprimet e fundit legjislative në SHBA-të tregojnë qartë përkushtimin afatgjatë të Amerikës ndaj Kosovës. Ai përmend miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, i cili, sipas tij, nënvizon mbështetjen e SHBA-së për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës. Sipas Lawlerit, këto nisma janë thelbësore për garantimin e stabilitetit afatgjatë, forcimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë rajonin...