Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët
Në prag të Krishtlindjeve dhe zgjedhjeve, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur në fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Përmes një positmi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një kartolinë urimi ku shprehet mbështetja për fëmijët dhe pensionistët ai deklaron se fitorja e 28 dhjetorit do të pasohet menjëherë nga mbështetja për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë, fëmijët dhe pensionistët. “Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, ndërsa me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët dhe pensionistët, sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët,” u shpreh Kurti. Ai bëri të ditur se, ashtu si çdo vit, edhe këtë fundvit Qeveria ka vendosur të mbështesë fëmijët dhe pensionistët me shtesat prej 100 eurosh....