Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

Dhomat e Specializuara në Hagë bënë të ditur se më 27 shkurt do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në rastin për pengim të drejtësisë. Ata akuzohen se, gjatë periudhës prill-nëntor 2023, kanë ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria për çështjen gjyqësore për krime lufte “Thaçi dhe të tjerët”. Aktakuza e konfirmuar nga gjykata më 29 nëntor, 2024, thekson se Thaçi u dha informacione konfidenciale bashkëpunëtorëve të tij dhe i udhëzoi ata për të ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve. Të pesë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm. Pas deklaratave hyrëse, Prokuroria do të fillojë prezantimin e provave të saj. Thaçi, ish-president i Kosovës, akuzohet edhe për krime lufte dhe krime...