Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet
Me fjalët e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare dhe pas gati 3 vitesh nga nisja e tij, Gjykata Speciale mbylli një nga rastet më të rëndësishme të saj i njohur si “Thaçi dhe të tjerët”. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mes emocioneve dhe pasi uruan për 18-vjetorin e pavarësisë, u shprehën të pafajshëm për të dhjetë pikat e akuzës që ju ngarkohen atyre. Ish-presidenti Thaçi duke folur për rrugëtimin e tij në luftë, tha se akuzat e Prokurorisë janë të rënda dhe se asnjëherë nuk ka pasur qëllim për të ushtruar kontroll. Thaçi shtoi se Gjykata Speciale duhej ta largonte “renë e zezë” mbi Kosovën, por sipas tij, Zyra e Prokurorit po përpiqet t’ia zërë diellin me stuhi: “Për gati tri...
Burimi:
javanews.al