Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Mbyllet procesi i numërimit në Kosovë, LVV kryeson me mbi 51% të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, pasi është përmbyllur plotësisht procesi i numërimit të votave. Grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, ndërsa procesi përfundoi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes. “Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”- theksoi zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi. Pikërisht për votat me postë, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PDK ka depozituar një ankesë, ku ka kërkuar shufqizimin e mijëra votave të diasporës që kanë ardhur nga...