Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!
“Argumentet kundër zotit Veseli janë të pabazuara”, kështu është shprehur mbrojtja e Kadri Veselit në seancën e sotme në gjyqin në Hagë. Avokati Rodney Dixon tha se Kadri Veseli nuk mund të shpallet fajtor në bazë të provave që nuk janë testuar apo në bazë të thashethemeve. “ZPS-ja kur foli të hënën foli shumë pak për zotin Veselin, deri në momentin kur nga fundi, zoti Howling iu rikthye trillimit të ZPS-së, të ligjeve dhe fakteve për një përpjekje të fundit për të përfshirë zotëri Veselin. Sipas nesh, deri në këto momente nuk u tha asgjë, madje edhe kur thanë, thanë fjalë boshe. Asgjë deri në fund të fjalës së ZPS-së, sepse nuk kanë asnjë përgjigje për akuzat që ngritëm ne sa i takon argumenteve të...
Burimi:
javanews.al