Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Mbreti Charles III sot në 16 shkurt i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar raportet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe duke riafirmuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen. Në letrën e tij, Mbreti Charles III shprehet se kjo ditë përbën një mundësi të veçantë për reflektim mbi historinë e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai shpreh inkurajimin e tij për fuqinë e lidhjeve dypalëshe dhe thekson rëndësinë e ruajtjes së këtyre marrëdhënieve të forta edhe për dekadat e ardhshme. “Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme midis vendeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar...