Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë hapa konkretë për mobilizimin e të gjitha strukturave të saj partiake në mbarë vendin, me synim përfshirjen sa më të gjerë të qytetarëve në marshin qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë!”, i cili do të mbahet më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në një reagim publik të shpërndarë në rrjetet sociale, PDK ka konfirmuar mbështetjen e plotë për këtë iniciativë qytetare të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, duke e cilësuar marshin si një shprehje legjitime, demokratike dhe paqësore të vullnetit qytetar për drejtësi të barabartë dhe të pavarur. Sipas PDK-së, ky marsh ka për qëllim të mbrojë parimet e drejtësisë dhe të ngrejë zërin kundër çdo ndikimi politik në proceset...