Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti kanë kryer homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në kuadër të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Në fjalën e saj pas homazheve, Osmani deklaroi se Reçaku mbetet dëshmi e qartë e qëllimit shfarosës të regjimit gjenocidal të Serbisë ndaj popullit të Kosovës, duke shtuar se plagët e kësaj masakre vazhdojnë të flasin edhe sot. “Në këtë 27 vjetor të masakrës së Reçakut edhe një herë përkujtojmë të gjitha viktimat e kësaj masakre të llahtarshme, e cila sërish dëshmoi qëllimin shfarosës që regjimi gjenocidal i atëhershëm i Serbisë kishte ndaj popullit të Kosovës. Reçaku dhe plagët e Raçakut akoma flasin, sepse dhimbja është ende e freskët siç ishte para 27 vitesh”, tha presidentja...