Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë
Hetimet për vjedhjen e votave në zgjedhjet e fundit në Kosovë çuan në shoqërimin e dhjetëra personave të mërkurën në Malishevë. “Pas Prizrenit, Malisheva është bërë komuna e dytë në të cilën ka persona të arrestuar si të dyshuar për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë. Të njëjtit kanë qenë të angazhuar në Qendrën Komunale të Numërimit në Malieshevë në role të ndryshme”. “Nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë janë intervistuar gjithsej 15 kryesues dhe 43 komisionerë. 15 kryesues aktualisht janë të ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të vendos në lidhje me masën e sigurisë. Po ashtu për 43 komisionerët e tjerë jemi në vlerësim e sipër në lidhje me ndonjë masë eventuale pasi në këtë...
Burimi:
javanews.al