LVV-ja nuk i shkon Osmanit në takim: Tregoi emrat, kë quajte njerëz të rrezikshëm?
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i është përgjigjur presidentes Vjosa Osmani, e cila tha mëngjesin e sotëm tha se “këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”. Në konferencën për media, ku LVV bëri të ditur se do e dërgojnë në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarje të kuvendit, Nagavci tha se “Osmani duhet të tregojë se kush janë këta emra të rrezikshëm”. “Osmani e cila aktualisht vazhdon të jetë presidente e Republikës ka detyrim institucional e kushtetues, personal të tregojë me emra dhe mbiemra kush janë këta njerëz të papërgjegjshëm. Dhe mbi të gjitha nëse janë njerëz të rrezikshëm jo vetëm se duhet ta bëjë të qartë për qytetarët por edhe është mirë të tregojë nëse...
Burimi:
ntv.al