LVV-ja fiton terren, ish-opozita humb vota

LVV-ja fiton terren, ish-opozita humb vota

Pas numërimit të 98.12 për qind të votave nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Kjo parti ka grumbulluar gjithsejtë 428 mijë e 927 vota apo 49.55 për qind. E dyta është vendosur Partia Demokratike e Kosovës me 182 mijë e 973 vota apo 21.14 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës u pozicionua e treta me 118 mijë 271 vota apo 13.66 për qind. Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës grumbulloi 49 mijë e 326 vota apo 5.70 për qind. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja grumbulloi 396 mijë e 787 vota apo 42.30%, PDK u rendit  e dyta me 196,474 apo 20.95%, LDK e treta me 171,357 apo 18.27%, Koalicioni AAK-Nisma...