Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
LVV-ja do zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe në institucionet e reja
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë, është pothuajse e sigurt se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Albin Kurtit do të përpiqet ta zvogëlojë ndikimin politik të Listës Serbe, duke ia dhënë postet e garantuara për komunitetin serb në Kuvend dhe në Qeveri partisë së Nenad Rashqiti nga partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, thotë për Radion Evropa e Lirë politologu Ognjen Gogiq. Ndërkaq, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu paralajmëron se për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb është i domosdoshëm konsensusi i partive parlamentare që përfaqësojnë serbët. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lista Serbe, parti që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka fituar rreth 42 mijë vota, ndërsa partia e...