“Lutja e fundit”, Thaçi mbyll dëshminë në Hagë: U mbiçmova më shumë nga sa e meritoja
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykata Speciale në Hagë, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij dhe duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të ndikuara nga narrativa të vjetra politike. Në fjalën e tij përmbyllëse para trupit gjykues, Thaçi deklaroi se shumë nga akuzat e paraqitura në sallën e gjyqit janë të njëjta me ato që, sipas tij, janë përdorur më herët gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë. Ai akuzoi Prokurorinë për përpjekje për të diskredituar dëshmitë e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, të cilët, sipas tij, kanë qenë të pranishëm në Kosovë gjatë luftës. Thaçi tha se në Konferencën...
Burimi:
javanews.al