Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Nisur nga 16 marsi, secili shtetas i huaj që hyn brenda territorit të Kosovës duhet të deklarojë adresën se ku do të qëndrojë. Bazuar në Ligjin për të Huajt këtë duhet ta bëjnë brenda tre ditësh, pa marrë parasysh qëllimin e vizitës. Deklarimi i adresës mund të bëhet në stacionin më të afërt policor ose përmes platformave online në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë ditës së parë të aplikimit të këtij ligji, janë mbi 100 shtetas të huaj që kanë regjistruar adresën. “Pjesa më e madhe përfshin komunitetin serb, por ka edhe prej tyre një numër i konsiderueshëm që janë shtetas të Shqipërisë, por edhe shtetas të vendeve të tjera të cilët kanë hy në Kosovë këto dy ditë”, tha Qëndrim Bytyqi...