Lëkundje tërmeti në Kosovë, ndihen edhe në Shqipërinë! Sa ishte magnituda
Kosova është goditur nga një tërmet i fortë mbrëmjen e kësaj të marte. Lëkundjet janë ndjerë në Prizren, Prishtinë e Fushë-Kosova. Raportimet e pakonfirmuara nga institute që bëjnë matjet e dridhjeve të tokës, raportojnë për dridhje toke të fuqisë 4.3 ballë të Rihterit. Sipas të dhënave preliminare e të pakonfirmuara, raportohet se tërmeti ka prekur Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Disa raportime thonë se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë qyteti i Shkupit. Edhe dy ditë më parë, u raportuan dridhje toke në Kosovë.
Burimi:
vizionplus.tv