Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin brenda një seance me 66 vota
Me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2026. “Falënderoj deputetët e Kuvendit për votimin e buxhetit”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Arbërie Nagavci, shefe e Grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, propozoi që shqyrtimi i dytë i projektligjit për buxhetin të bëhet më 20 shkurt, në orën 11:00. Ky propozim u miratua me 67 vota të deputetëve. Kryetarja Haxhiu, kërkoi nga komisionet funksionale për buxhet, si dhe nga komisionet tjera parlamentare, sipas fushave që mbulojnë, që ta shqyrtojnë projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026, si dhe t’ia paraqesin Kuvendit raportet me rekomandimet. Si shkoi seanca? Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe...
Burimi:
vizionplus.tv