Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Në Kosovë po mbahet seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës, pasi Presidentja Vjosa Osmani mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti foli edhe për gjyqin në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Kurti tha se është e papranueshme që të barazohen drejtuesit e UÇK-së me regjimin e Millosheviçit. Më pas Kurti ka vijuar me prezantimin e programit të tij qeverisës për Kosovën, për 4 vitet e ardhshme. “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Më lejoni që t’ju përgëzoj të gjithëve për konstituimin e Kuvendit të legjislaturës së 10-të. Këto ditë po zhvillohen seancat e fundit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Kërkesa për 45 vite burgim për secalin, ku përfshihen pretendimet për krime kundër njerëzimit, është orvatie...