Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e falënderimit, solidaritetit dhe përmirësimit si individë e si shoqëri. Kurti në një postim në Facebook shkruan se në këtë ditë Bajrami, mëshira zbret dhe zemrat pastrohen, le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë. Në mesazhin e tij, Kurti tha se kjo ditë feste duhet të na gjejë më falënderues për të mirat që kemi, më solidarë me ata që kanë më pak dhe më të përkushtuar ndaj përmirësimit të përbashkët. Ai veçoi kujdesin ndaj fëmijëve, duke i cilësuar si amanet i shenjtë. “Kujdesi i vërtetë nuk lind nga shërimi, por nga mbrojtja – në ushqimin që u japim, në trupin që ua mbrojmë dhe në...